Përdoruesit ngrenë alarmin, ja çfarë ka ndodhur me aplikacionin Messenger

Vështirësi në përdorimin e platformës Facebook Messenger janë raportuar nga qindra përdorues në orët e fundit.

Siç raporton Down Detector në orët e fundit, problemet kanë nisur sot rreth orës 13:00 të pasdites dhe kanë vazhduar deri në këtë kohë.

Disa përdorues raportojnë se transmetimi i mesazheve “ngec” dhe nuk shfaqet siç duhet, duke shfaqur mesazhet më të fundit, ndërsa të tjerë raportojnë se mesazhet janë humbur.

Megjithatë, disa përdorues po vërejnë probleme edhe në faqen kryesore të Facebook, pasi ajo nuk është duke u përditësuar në një kohë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu