Përfituan nga paniku pas tërmetit, tre të burgosur shqiptarë përdorin çarçafë për t’u arratisur nga burgu në Romë

Tre të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga burgu në Romë duke zbritur me çarçafë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Rebibbia-s në Romë.

“Corriere della Sera” shkruan se të burgosurit shqiptarë mund të kenë përfituar nga kaosi i krijuar pas tërmeteve të djeshme në Itali, duke qenë se në burg ishin sjellë edhe disa të dënuar nga burgu i Camerinos, zonë që u prek nga lëkundjet.

Mësohet se mungesa e tyre është vërejtur mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 06:00-06:30. Ata ishin vendosur në departamentin G9 të burgut, ku qëndronin të dënuarit për krime “parandaluese”, persona të akuzuar për dhunë seksuale, ish-pjesëtarë të forcave të rendit për shkelje të ndryshme, të cilët mbaheshin të ndarë nga njëri-tjetri. /Blitz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu