Përfundoi “Shporta e Vitit të Ri”, Qeveria: “Shporta” dha rezultate, LSDM: Ishte dështim, pasuroi tregtarët, varfëroi qytetarët

Përfundoi “Shporta e Vitit të RI” që zgjati një muaj dhe u vendos me nismën e sektorit të biznesit, prodhuesit, distributorët dhe tregtarët. Në këtë shportë u kyçën rreth 1.200 produkte. Autoritetet e vendit thonë se “shporta” ishte e suksesshme, derisa qytetarët vazhdimisht kanë reaguar se në terren çmimet nuk kanë pësuar rënie.

“Shporta e Vitit të Ri” ishte e suksesshme dhe kontribuoi në uljen e çmimevetë produkteve – thonë nga Ministria për Ekonomi dhe Punë.

Sipas tyre, suksesi shihet se në këtë shportë ishin kyçur 1.178 produkte nga 96 prodhues dhe distributor, kurse është zbatuar në 762 vende të shitjeve në 51 markete.

MINISTRIA PËR EKONOMI DHE PUNË

“Të dhënat e Statistikës tregojnë se në dhjetor 2024 krahasuar me nëntorin 2024 ulja e harxhimeve jetësore tek ushqimet dhe pijet joalkoolike është 0.3%. Kjo tregon se “shporta e vitit të ri” ku ishin kyçur një pjesë e madhe e produkteve ushqimore, ka dhënë efektin dhe çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike në dhjetor 2024 shënojnë rënie në krahasim me nëntorin 2024.”

Por, sipas LSDM-së, masat qeveritare me të ashtuquajtura “shporta” ishin dështim duke sjellë më shumë shtrenjtime për qytetarët.

Sipas socialdemokratëve, nga “shportat” u pasuruan tregtarët e mëdhenj ku me dhjetëra milionë euro janë nxjerrë nga xhepat e qytetarëve, sic thonë, me “aminin” e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

LSDM

“Harxhimet jetësore në dhjetor 2024 janë rritur për 4.4%, produktet themelore të ushqimit, janë shtrenjtuar për 4.3%. Politikat e Mickoskit qartazi drejtohen për të mbrojtur interesat e elitës dhe tregtarëve të mëdhenj. Derisa 99% e qytetarëve gjithnjë e më shumë po luftojnë me harxhimet jetësore në rritje, 1% – të afërt me pushtetin – përfitojnë në llogari të tyre.”

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me krijimin e masave dhe politikave, sic thonë, për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Paralajmërohen “Shporta Ramazani” dhe “Shporta për Pashkët”.

Pas hyrjes në fuqi të “Shportës së Vitit të Ri”, inspektorët ksihin dalë në terren për të kontrolluar nëse tregtarët para se t`i ulin çmimet për 10%, tashmë kishin rritur çmimet e disa produkteve të caktuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu