Java në vazhdim në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese të kontinentit.
Nën dominimin e shtypjes së lartë atmosferike, të martën dhe të mërkurën, temperaturat maksimale do të jenë në ngritje deri në 14°C.
Megjithatë, këtë periudhë do të shoqërohet me mjegulla të dendura, sidomos në viset e rrafshta gjatë orëve të para të ditës, me temperatura minimale që variojnë nga 0°C deri në 4°C.
Kjo do të thotë se për ata që udhëtojnë herët në mëngjes, kushte të tilla mund të krijojnë vështirësi në qarkullim.
Të mërkuren mbasdite, me rënien e presionit atmosferik, do të përjetojmë një mot të ndryshueshëm që do të shoqërohet me erëra të fuqishme jugore. Ky fenomen pritet të sjellë rrebeshe shiu, që më vonë do të kalojnë në reshje bore me kthimin e erës në drejtimin verior, duke filluar nga orët e para të së enjtes. Kjo situatë meteorologjike kërkon vëmendje dhe përgatitje nga ana e qytetarëve, veçanërisht ata që do të lëvizin me automjete.
Dita e premte do të ketë reshje shiu të cilat në disa vende do të jenë të intensitetit të shtuar, dhe shpejtësia e erës do të arrijë 15-25 m/s. Kjo do të sjellë vështirësi në aktivitetet normale të qytetarëve, si dhe në lëvizjen e mjeteve, duke rritur rrezikun e incidenteve rrugore. Prandaj, është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm dhe të shmangim lëvizjen në kushte të tilla, veçanërisht në rrugët më të rrezikshme.
Orët e pasditës pritet që drejtimi i erës të ndërrojë kahje veriore, me ç’rast reshjet e shiut do të shndërrohen në borë. Kjo do të krijojë mundësi për mbulimin e niveleve të ulëta urbane me borë, dhe është e rëndësishme që qytetarët të jenë të përgatitur për ndonjë ndihmë në pastrimin e borës nga trotuarët dhe rrugët.