Si rrallë herë kryeministri Edi Rama ka marrë guximin për të relikuiar me komentuesit në faqen e tij në Facebook, duke u kthyer përgjigje për temat që ai ka në fokus.
Këtë herë në media është publikuar pikërisht një replikë që ai ka bërë me një aktore shqiptare, Anxhela Çikapano, e cila në koment të statusit të Ramës për importin e mbetjeve në vendin tonë i kërkon ‘llogari’ pse nuk ka reaguar ndaj komentuesve gjatë tre viteve që është në qeveri. Duke e konsideruar si gabimin më të madh votën për Rilindjen, Anxhela replikon me kryeministrin, të cilit i kujton se sa e lehtë është të hysh në histori si tradhtar i kombit.