Pak ditë më parë Prokuroria Speciale Publike prezantoi rastin “Target”, në të cilin u zbulua se liderë të rangut politik kanë përgjuar rreth 5000 mijë numra telefonikë, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.
Sasho Mijalkov dhe Goran Grujevski mund të dënohen deri në 5 vite burg, për shkak të dëshmive të reja në lëndën “Target” të Prokurorisë Speciale Publike, pasi rezulton se ata kanë urdhëruar përgjimin.
Ndërkohë, PSP bëri me dije se mes të përgjuarve ka politikanë, gazetar dhe biznesmen.