Pasi kanë konsumuar alkool në një festë private, ka lindur edhe sherri.
Sigurisht protagonistë janë shqiptarë dhe këtë herë sherri me thika ka ndodhur në Imperia, Itali.
Siç bëhet e ditur nga ky sherr një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me thika.
Ai është qëlluar disa herë me thikë sapo ka dalë nga lokali ku ishin duke festuar disa familje shqiptare.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca. 51-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët për këtë ngjarje kanë qenë të shumtë, pasi plagosja ka ndodhur në trotuar.