Dy luftanije të Marinës Mbretërore Britanike pësuan dëmtime pasi u përplasën me njëra-tjetrën, për shkaqe momentalisht të paqarta.
Sipas asaj që shkruan britanikja The Telegraph, incidenti ndodhi të enjten, në portin e Bahreinit.
Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, shihet momenti kur HMS Chiddingfold përplaset me HMS Bangor, në atë që duket si një përpjekje për t’u kthyer pas.