Përplasen keq ‘live’ dyshja Milaim Zeka dhe Olta Gixhari: Nuk je këtu për të komentuar fjalët e mia

Milaim Zeka dhe Olta Gixhari shpesh nuk pajtohen me mendimet e njëri-tjetrit në spektakël.

Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3 në Prime-n e natës së sotme (e hënë) nuk janë pajtuar në një debat.

Ka qenë Milaimi që i doli në mbrojtje Drilonit në një debat me Drenushën, gjë që nuk i pëlqeu Oltës.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 tha që kjo nuk shkon, pasi ndryshe është me meshkuj e ndryshe me femrat e shtëpisë.

Milaimi më pas reagoi ashpër duke thënë: “Nuk je këtu për të komentuar fjalët e mia, komentet e mia, por të atyre brenda”.

Veç atyre brenda, një përplasje e madhe u shkaktua edhe në studio.

Në Big po vazhdojnë situatat e ndryshme mes konkurrentëve e debate të shumta. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu