Përplasja VMRO-LSDM, zgjedhje apo qeveri të re?

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka ritheksuar qëndrimin e tij për mbajtjen e zgjedhjeve për daljen nga kriza politike që po kalon vendi.

“Njerëzit ndihen të mashtruar. Kemi një periudhë në të cilën pa pak 60 ditë mijëra qytetarë janë në rrugë duke protestuar kundër mashtrimit zgjedhor.

Ato parti të cilat e bënë këtë mashtrim të kryesuara nga LSDM duket se akoma nuk mund ta njohin revoltën e qytetarëve dhe pakënaqësinë.

Me këto protesta kërkohet që ky mashtrim zgjedhor të hiqet nga tryeza”, tha Gruevski.

Por, nga LSDM-ja, me anë të një deklarate për medie, kanë theksuar se zgjedhje të reja parlamentare nuk do të ketë dhe se do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit i cili do ti hapë rrugë zgjedhjes së qeverisë së re.

“Ky është vullneti i 700.000 qytetarëve i shndërruar në shumicën e re parlamentare të prëbërë prej 67 deputetëve”, thuhet në deklaratën e LSDM-së, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme i nevojiten vetëm liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit që ta vazhdojë krizën politike përmes së cilës kërkon shpëtim nga përgjegjësia për krimin e kryer.

LSDM thekson se nuk ekziston asnjë Platformë, por ka program për qeveri të re reformuese dhe në të nuk ka ndryshim të himnit, flamurit, stemës, banknotave, emrit, as dëme ndaj gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu