Përplasje e ashpër për plagjiaturat, Haxhirexha demaskon Beadinin: Nuk mundet një biolog të bëjë punim shkencor për çështje që nuk i përkasin profesionit të tij

Ish rektori i UT-së, Nexhbedin Beadini dhe ish dekani, Kastriot Haxhirexha u përplasën në emisionin 200 me akuza dhe kundër-akuza rreth plagjiaturave fakultetin e mjekësisë pranë UT-së.

“Unë nuk kam se si të besoj një biolog bën punim shkencor për ademokracionomin e prostatës, pra biologi, që unë vetë nuk guxoj si një mjek ta bëj sepse nuk është në nderin tim që është një tumor shumë i rrallë i prostatës, që duhet të kesh me qindra dhe mijëra pacientë të operuar që të gjesh një karcinom të tillë të prostatës”– deklaroi Kastriot Haxhirexha, Ish dekan në UT.

Haxhirexha tha se plagjiatura që ka bërë Beadini dhe disa profesorë të tjerë mund të konstatohen nga të gjithë qytetarët, përmes cilit do softuer në internet.

“Unë nuk i besoj revistës Veritas, unë iu besoj fakteve që ata i kanë nxjerrë dhe ju thash edhe më parë, asnjëri nuk ka për obligim të më besojë mua. Gjithsecili le ta fus punimin në softuer për plagjiaturë dhe do të rezultojë e vërteta”– tha Kastriot Haxhirexha, Ish dekan në UT.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu