Përplasje e fortë mes banorëve të BBV 4: “Ke lënë gruan shtatzënë dhe ke ardhur këtu”

Gramos Bajçinovci, banori i ri i Big Brother VIP Albania, pati një përplasje të ashpër me Jozin menjëherë pas hyrjes në shtëpi.

Pas tensioneve mbi sjelljen e Jozit ndaj Rozana Radit, Gramosi e kritikoi duke i thënë: “Qenke rritur dy metra, por akoma kalama. Më vjen keq, ama nuk qenke djalë i mirë.”

Jozi iu kundërpërgjigj duke përmendur gruan shtatzënë të Gramosit: “Ty nuk të vjen zor prej familjes tënde. E ke lënë gruan tënde shtatzënë dhe vjen rri me mua këtu”, koment që shkaktoi një reagim të fortë nga ana e tij: “Duhet të të vijë turp që ma përmend gruan.”

Ky ishte vetëm një tjetër moment i përplasjes mes banorëve të Big Brother VIP, të cilët vazhdojnë të kenë debate dhe tensione të shumta mes tyre, duke sjellë drama të shumta përpara kamerave


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu