Përurohet hekurudha, linja “kësmet”, Nikollovskit nuk i prisnin gërshërët mirë!

Nga Shkupi për në Kumanovë erdhën me vetura, ngaqë kaherë treni nuk qarkullon këtej. Kryeministri, Hristijan Misckoski, me gjysmën e kabinetit të tij erdhi ta bërë sefte hekurudhën e re Kumanovë-Beljakovcë.

Nga katër prerësit e shiritit, ministrit Aleksandër Nikollovski nuk i qëlluan gërshërët e mira!

Ministri i Transportit tha se për 2-3 javë do të lëshohet linja hekurudhore nga Shkupi për në Kumanovë, e cila pritet të vazhdoje dhe në segmentin e ri të Korridorit 8.

Ky projekt në tërësi kap vlerën e 78 milionë eurove, i financuar nga Banka Europjane për rindërtim dhe zhvillim, tregoi drejtori i NP “Hekurudhat-Infrastruktura” Ivanovski.

Segmenti i dytë nga Beljakovca në Kriva Pallankë është në ndërtim e sipër, kurse për segmentin e fundit që arrin deri në vendkalimin kufitar me Bullgarinë, procedura e tenderimit nuk ka filluar akoma. Pritet të ndërtohet një tunel me fqinjin lindor.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, tha se lidhja me shtetet fqinje intensifikon transportin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe lëvizjen më të shpejtë të qytetarëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski pasi hëngri nga kulaçi për “traditë”, tha se u deshën 28 vjet për ta ndërtuar këtë segment. (inserti 7864) Sipas tij, lidhjet e reja në Korridoret 8 dhe 10 do të jenë shumë të rëndësishme jo vetëm për BE-në, por edhe për NATO-n, veçanërisht përmes korridorit që do ta lidhë Bullgarinë, Maqedoninë me Shqipërinë dhe Italinë, përkatësisht Detin Adriatik dhe Detin e Zi.

Reaguan nga opozitarja e LSDM. Thanë se 90% e këtij segmenti është ndërtuar nga qeveria socialdemokratëve. Shtojnë se “hekurudha e quajtur shpresë” filloi ndërtim në tetor të vitit 2022.

Në segmentin e parë përfshihet ndërtimi i 6 pikave të pritjes, 5 urave, 7 mbikalimeve dhe 11 nënkalimeve dhe 1 tuneli. Në stacionet dhe stacionet hekurudhore janë instaluar pajisje sinjalizuese dhe telekomunikuese me vlerë 10 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu