Përzunë trenin serb, Forcat Speciale bëjnë simbolin e shqiponjës (FOTO)

Forcat Speciale të Kosovës kanë bërë simbolin e shqiponjës pasi kthyen mbrapsh trenin serb në kufi.

Treni ilegal serb i cili u nis mëngjesin e djeshëm nga stacioni qendror hekurudhor në Beograd me destinacion Mitrovicën, është kthyer pas dhe nuk është lejuar që të kalojë në territorin e Kosovës.

Treni i cili kishte mbishkrime ku shkruhej “Kosova është Serbi”, është ndaluar në stacionin hekurudhor të Rashkës, në kufirin mes dy vendeve nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Treni me mbishkrime në disa gjuhë të botës, u cilësua një provokim tepër i rëndë për Kosovën, por që fatmirësisht, u kthye në Beograd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu