Miliona euro deri më tani janë derdhur nga xhepat e qytetarëve në buxhetin e shtetit për shkak të zëvendësimit të dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit.
Qytetarët në periudhën korrik 2021 deri në fund të vitit 2023 kanë nxituar të zëvendësojnë 1.007.885 letërnjoftime, të cilat kanë qenë me emrin e vjetër të shtetit “Republika e Maqedonisë”.
Vetëm nga fillimi i vitit janë lëshuar mbi 75 mijë letërnjoftime, kështu që numri i përgjithshëm i letërnjoftimeve të lëshuara me emrin e ri kushtetues është 1.083.048, sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nëse merret parasysh se zëvendësimi i letërnjoftimit me emrin e ri të shtetit kushton 310 denarë sipas procedurës së rregullt, llogaritet se vetëm nga ndërrimi i dokumenteve për përdorim të brendshëm janë mbi pesë milionë euro që kanë shkuar në buxhet.