Pesë shqiptarët më të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shqipërisë vazhdon të kërkojë 709 persona, të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke filluar nga prodhimi e shitja e narkotikëve, vrasje, dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e deri tek krime kundër njerëzimit.

Në mesin e të kërkuarve është edhe Besnik Zykaj, i lindur më 28 prill 1963 në Vlorë është dënuar me burgim të përjetshëm për veprën krime kundër njerëzimit.

Altin Arapi, i lindur më 23 janar 1971 në Vlorë, është i dënuar me burgim të përjetshëm për veprën vrasje në rrethana cilësuese dhe vjedhje me armë në bashkëpunim.

Orik Shyti, i lindur më 04 tetor 1976 në Elbasan është i dënuar me burgim të përjetshëm me veprat akte terroriste, vrasje në rrethana cilësuese, vjedhje me pasojë vdekjen, vjedhje me armë, vjedhje me dhunë.

Ervin Dhimokrat, i lindur më 20 nëntor 1974 në Tiranë është i dënuar me burgim të përjetshëm me veprën vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen.

Gentian Tako, i lindur më 19 shtator 1975 në Tiranë është dënuar me burgim të përjetshëm me veprën vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër.

Ndërsa, si i kërkuar me më së shumti vite burgim është Arlind Hyseni, i lindur më 16 qershor 1985. Ai është i dënuar me 25 vjet burgim për veprën vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim. Kurse, Bujar Morava, i lindur më 08 prill 1972 në Korçë, është i kërkuari me dënimin më të vogël. Ai është dënuar me 5 vite burgim për veprën marrëdhënie seksuale me dhunë.

Veprat penale të cilat janë më të shpeshta tek 709 të kërkuarit e Policisë së Shqipërisë janë prodhim e shitje narkotikësh, për vrasje dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit./KP/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu