Petkov: Do ta përmirësojmë pozicionin bullgar me grupe pune shtesë me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri bullgar Kiril Petkov në intervistën për emisioni javor Panorama në Televizionin kombëtar bullgar lidhur me kontestin mes Sofjes dhe Shkupit, thotë se nuk bëhet fjalë për një proces të lëshimeve, por për një proces të përmirësimit.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në pyetjen nëse Bullgaria duhet të bëjë lëshime për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petkovi thekson se e ka bërë të qartë se cilat janë hapat e ardhshëm me vendin fqinj.

Ai më tej shpjegon se Bullgaria do ta përmirësojë pozicionin e saj me grupe pune shtesë për ekonominë, infrastrukturën, kulturën, në lidhje me masat dhe politikat për hyrje dhe ndihmë, kapacitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që ata të kenë sukses të bëjnë një hap përpara drejt hyrjes në BE.

Kryeministri i ri bullgar deklaroi se Qeveria ka caktuar një afat prej gjashtë muajve dhe prandaj këtë afat e ka treguar qartë dhe në mënyrë kategorike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu