Pew Research Center: 520 mijë shtetas të Maqedonisë jetojnë jashtë

Qendra hulumtuese amerikane ”Pew Research Center” ka publikuar një hulumtim për migrimin e popullsisë nëpër botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij raporti, deri në vitin 2015, rreth 244 milionë njerëz në botë kanë migruar nga vendet e tyre, për shkak të arsyeve të ndryshme.

Të dhënat tregojnë se në nëntë vende, 20% e njerëzve të lindur aty, tani jetojnë në një vend tjetër. Rezultatet tregojnë se nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Jamajka dhe Ermenia kanë migruar 1/4 e popullsisë, apo edhe më shumë dhe tani jetojnë diku tjetër.

Më tej, në hulumtim thuhet se 20% e popullsisë së Maqedonisë, apo rreth 520 mijë banorë, tashmë jetojnë në një vend tjetër. Raportin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu