E gjeni veten shpesh të stresuar dhe nuk dini si të qetësoheni?
Një studim i Universitetit portugez të Coimbra, i drejtuar nga Rodrigo Cunha, ka zbuluar efektin e kafeinës për të mposhtur dhe parandaluar stresin kronik, duke na mbrojtur nga depresioni.
Studimi i botuar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”, thotë se depresioni zbehet dukshëm me marrjen e kafeinës, transmeton Klan Kosova. Studiuesit vëzhguan ndryshimet në sinapse dhe strukturat që lidhin neuronet mes tyre, si ndryshonin para dhe pas pirjes së kafeinës.
Eksperimenti u zhvillua tek një grup minjsh, ku u zbulua se pas pirjes së kafeinës kujtesa bëhej më e fortë dhe gjendja e ankthit zbehej ndjeshëm.
Studiuesit shprehen se kafeina duket se i përgjigjet mirë nevojës së organizmit të personave që vuajnë nga stresi kronik, duke parandaluar rëndimin e situatës, shkruan noa.al. Këtë gjë mbajeni parasysh në ditë të stresuara, ku një filxhan kafe do ju bëjë të ndiheni më mirë.