Pijet e gazuara, të rrezikshme për tension të lartë

Tensioni i gjakut rritet dalëngadalë me secilën kanoçe pije të gazuar dhe atë nga dita në ditë, bëjnë të ditur ekspertë.
Në qoftë se gjatë ditës në trup futen më shumë se 355 mililitra të lëngjeve të pemëve me sheqer apo pije të gazuara, kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’u prishur balanca e tensionit të gjakut, kanë treguar rezultatet e hulumtimit të kryera në 2.500 njerëz.

Studimi i hulumtuesve britanikë dhe atyre amerikanë është publikuar në gazetën “Hipertensioni”, bën të ditur BBC-ja.

Mekanizmi preciz, i cili qëndron pas kësaj lidhjeje nuk është i sqaruar, por shkencëtarët besojnë që pijet freskuese në sasi të mëdha çrregullojnë nivelin e kripës në trup. Pijet dietale pa sheqer nuk e sjellin një rrezik të tillë, transmeton koha.net.

Industria e pijeve freskuese pohon që konsumimi i produkteve të tyre është i sigurt nëse behët fjalë për “sasi të arsyeshme”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu