Pikat e basteve në Shkup të mbushura me fëmijë (VIDEO)

Pikat e basteve në Shkup përveç faktit që janë përplot me qytetarë, shpesh herë frekuentohen edhe fëmijë, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj. Kamera e TV21 ka inçizuar disa fëmijë duke dalë nga këto pika.

Nga ana tjetër sociologët thonë se niveli i madh i papunësisë tek të rinjtë është një nga arsyet kryesore për praninë e të rinjve gjithandej nëpër bastoret e vendit.

Sipas hulumtimit të ESPAD-it gjatë vitit 2016, 13 për qind e të miturve kanë thënë se luajnë bastore.

Sipas ligjit për marrëdhënie detyrimore personat në moshë nën 18 vjet nuk duhet lejuar të merren me lojërat e fatit.

Ndërkaq, Organizatorët e lojërave të fatit janë të obliguar të mos i lejojnë të miturit të luajnë lojëra fati./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu