Stefano Pioli, trajneri i Milanit, para ndeshjes kundër Udinese ka dalë para mediave dhe ka folur për situatën në ekipin e tij dhe për emra të veçantë në skuadrën e tij. Tekniku ka analizuar skuadrën e tij dhe tregon se çfarë i pëlqen më së shumti.
“Ajo që më pëlqen nga ky ekip është se kur hyjnë në fushë ata më japin përshtypjen që kanë entuziazëm dhe ide të qarta për ata çfarë duan të bëjnë. Kjo është ajo për të cilin punojmë, duke luajtur me bindje të plotë”, u shpreh Pioli para mediave, ndërkohë që nuk ndalet me kaq.
“Shoh që lojtarët e mi janë të lumtur dhe të kënaqur, por kemi akoma më shumë për të bërë. Duhet të vazhdojmë të jemi të uritur dhe të përgjegjshëm. Është një moment pozitiv tani dhe duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht entuziazmin, duke shpresuar që të përhapet edhe te tifozët tanë”- e perfundoi ai.