Pique ‘thumbon’ Realin: S’mund të jeni kurrë si ne

Fitorja e Barcelonës në “Santiago Barnabéu” (4-0) shkaktoi lloj-lloj reagimesh në rrjetet sociale, por ka disa që marrin më shumë jehonë se të tjerat.

Një prej tyre është ai i Gerard Piqué, i cili nuk humbi kohë duke thumbuar tifozët e Realit të Madridit.

Ish mbrojtësi i Barçës bëri më shumë se një publikim për klasiken e njohur.

Pas golit të Lewandowskit, në minutën e 56-të, Pique bëri postimin e tij të parë në Twitter, duke shkruar “Robert” dhe një “emoji” me kokoshka.

Më vonë, kur përfundoi “El Clasico”, Gerard ngriti tonet, në një mesazh drejtuar rivalit të përjetshëm Real Madrid.

“Ne jemi unikë, ata nuk mund të jenë kurrë si ne.

Me të gjithë të rinjtë e “La Masias”. Çfarë recitali. Shumë krenar”, ka shkruar Pique, Tweet-i, i të cilit u bë viral.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu