Pixel, smartphone i Google mund të shesë 20-30 herë më pak se rivali i tij iPhone 7 i Apple. Të paktën kështu thonë analistët e Digitimes Research, sipas të cilëve pajisja e publikuar javën e kaluar, mund të shesë 3-4 milionë copë brenda 2016.
Ai vjen në dy përmasa, normali prej 5 polësh dhe XL prej 5.5 polsh, dhe është një telefon i projektuar tërësisht nga Google, ‘brenda e jashtë’, pavarësisht se nga ana materiale është krijuar nga HTC. Kontrolli i Google në hardware dhe software bashkë me adoptimin e një teknologjie të lartë dhe një çmi prej 650 dollarë, e bëjnë ktë pajisje një konkurrente natyrale të iPhone. Shitjet, megjithatë, nuk i afrohen atyre të telefonit të Apple, që vlerësohen rreth 80 milionë njësi.
4 milionë telefonë Pixel, të shitur me porosi mund të jenë një frymëmarrje për HTC, kompaia që është në vështirësi dhe që do të merret me prodhimin e telefonëve të Google. Gjithmonë sipas analistëve të Digitimes, në gjysmën e dytë të 2016 Pixel do të përbëjnë 40-50% të shitjeve të HTC, transmeton TCH.