Pjesëmarrja e të rinjve në arsim dhe në tregun e punës

Shkrim për InfoShqip nga Donika Bakiu

Në moshën 15-vjeçare, gati 100% e popullsisë në gjithë vendet e Botës janë ende në shkollë ose sapo e kanë filluar shkollimin e mësëm. Ndërsa të tjerët që kanë moshë 18 -19 vjeç fillojnë shkollimin universitar . Kjo fazë e jetës shënon një periudhë me përvoja dhe ngjarje të rëndësishme, sidomos ato në lidhje me përfundimin e shkollimit, tranzicionin nga shkolla në tregun e punës etj. Sjellja dhe vendimet e përfshira në këto përvoja dhengjarje shpesh paraqesin sfida për të rinjtë, në aspektin social, ekonomik dhe emocional.

Njëkohësisht, këto zgjedhje në jetë ivendosin të rinjtë në pozicionin e agjentit kryesor të ndryshimitsocial.Problemi për vendet e punës fillon pasi mbarojnë shkollimin universitar , por kemi më shumë të papunë se sa të punësuar . Ritmi i daljes nga arsimi nuk është identik me ritmin e hyrjes në tregun e punës, pasi disa njerëz janë në arsim dhe në tregun e punës në të njëjtën kohë, ndërsa të tjerët largohen nga arsimi dhe qëndrojnë jashtë tregut të punës sepse nuk arrijnë të gjejnë punë.Për disa të rinj, punësimi është në varësi të arsimit, për shembull, në rastin e një studenti që punon vetëm disa orë në javë. Të tjerët janë të punësuar dhe janë vetëm pak në arsim, p.sh. dikush që është i punësuar por ka trajnim profesional ose që studion pas punës për t’u kualifikuar për një diplomë.

Arsimi dhe puna mund të zhvillohen në kohë të ndryshme të vitit ( punojnë pas orëve mësimore ) ose paralelisht (p.sh. studentët që punojnë gjatë fundjavave ose në mbrëmje pas orëve). Aktivitete tjera mund të llogariten praktikat që bëjmë në universitet ; kompani të ndryshme trajnime të ndryshme që ofrohen disa janë me pagesë e disa pa pagesë . Kushtet e jetesës lidhen me shumëaspekte të jetës. Stili i jetës dhe kushtet e jetesës janë fushathelbësore për të kuptuar specifikat dhe kulturën e të rinjve, kushtet konkrete sociale të ekzistencës.

Shumica e të rinjve të papunë janë të arsimuar . Ka gjithashtu të rinj që janë të punësuar gjatë shkollimit universitar shpesh në programin puno dhe studio që e jep këtë mundësi UEJL gjatë studimeve në këtë universitet jepet mundësi për një grup studentësh të punojnë zakonisht në bibliotekat që ofron ky universitet por ka edhe nga ata të rinjve që punojnë në kafene , kozmetika etj. Gjatë ciklit tëjetës, moshat e reja zakonisht përfundojnë arsimin, por shumëprej tyre në të njëjtën kohë punësohen dhe krijojnë karrierëprofesionale kurse një numër mjaft i madh i studentëve qëdiplomohen nuk arrijnë punësim menjëherë . Megjithatë të rinjtëjanë goditur veçanërisht shumë nga pasojat e krizës financiaredhe ekonomike .
Për të rinjtë duhet të ofrohen mundësi më të shumta dhe të barabarta punësimi para dhe pas studimeve universitare. Ne meritojmë më shumë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu