Plas keq debati mes Ronaldo Sharkas dhe Visjan Ukcenaj, shkak Egli Tako dhe Olsi Bykyku

Dita e sotme në Big Brother VIP Albania Fan Club u karakterizua nga një debat i tensionuar mes aktorit Visjan Ukcenaj dhe gazetarit Ronaldo Sharka, me temë lojën e Egli Takos dhe marrëdhënien e saj me Gjestin dhe ish-partnerin Olsi Bylyku.

Visjani, i ftuar në studio, foli hapur për rrugëtimin e Eglit, raportin me ish-in dhe ndikimin që ka pasur në lojën e Gjestit.

Ai u shpreh: “Unë e njoh personalisht prej vitesh Eglin për raportin që ka pasur me shokun tim Olsin. Egli është një vajzë fantastike. Ajo e ka treguar para se të vinte Gjesti në Big Brother se është një vajzë e artikuluar, di të debatojë, nuk ka ofenduar kurrë dhe i ka treguar limitet e saj.

Normalisht, ka qenë Gjesti ai që e ka afruar. Rrugëtimi i saj ka qenë shumë i sinqertë dhe i vërtetë. Egli ka dashuruar vërtet Gjestin, ka ndjerë realisht për të dhe është vetësakrifikuar vetëm sepse ai i jepte emocione në darkë, i premtonte fjalë të bukura. Ajo, me shpresën se ai nuk e ka pjesë të lojës këtë sjellje dhe se një ditë do t’i kthejë ndjenjat, i besoi verbërisht. Por në fakt, ai e ulte herë pas here dhe e përdorte si një vegël për lojën e tij. Unë mendoj se Egli i ka ngritur shumë pikë Gjestit. Ju e patë vetë që pas daljes së Eglit, Gjesti ishte një hije në shtëpi.”

Sa i përket raportit që Egli ka pasur me Olsin, Visjani tha:
“Kemi vite që njihemi. Në marrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin kanë qenë shumë mirë.”

Më tej, ai theksoi se Egli ka vuajtur nga depresioni dhe ataku i panikut, gjë që e ka ndikuar shumë atë dhe mënyrën si e ka përjetuar lojën në Big Brother VIP.

Ai shtoi se loja dhe situatat në shtëpi e bënë atë më posesive pa e kuptuar, duke rënë pre e ndjenjave dhe e lojës së Gjestit.

Në këtë moment, moderatorja Heidi Baci e pyeti nëse ndarja mes Olsit dhe Eglit ka ardhur si pasojë e sjelljes së saj.

Aktori u përgjigj:
“Këto janë gjëra shumë personale që vetëm Egli mund t’i diskutojë me Olsin. Unë kam marrëdhënie të mira me të dy. Normalisht, pas ndarjes nuk kam pasur më kontakte me Eglin. Ndoshta është takuar bashkëshortja ime me të, por unë mendoj se Egli është një vajzë fantastike. Ajo nuk ka bërë asgjë të keqe ndaj askujt në shtëpinë e Big Brother-it. Nuk ka ofenduar kurrë ashtu siç kanë bërë të tjerët dhe gjithmonë e ka mbrojtur Gjestin, edhe kur ai e ka mohuar dhe ofenduar.”

Në këtë moment, ndërhyri opinionisti Ronaldo Sharka, duke thënë:
“Nëse Egli nuk do të ishte posesive dhe do të ishte e dashura perfekte, sot do të ishte me Olsin dhe jo në Big Brother si vajza që dashurohet me djemtë.”

Kjo deklaratë ndezi debatin me Visjanin, i cili reagoi menjëherë:
“S’jam dakord. Nuk mund të flasim për njerëz që nuk janë prezent. Gjërat personale mes Olsit dhe Eglit i dinë vetëm ata. Ronaldo, mos u mundo të më manipulosh mua, se nuk e arrin dot.”

Ronaldo vijoi me një tjetër koment thumbues:
“Ju që mendoni se Gjesti pa Eglin nuk ka lojë, kujtoj që ai erdhi nga Big Brother brenda 24 orëve dhe hyri në një tjetër Big Brother.”

Visjani nuk e la pa përgjigje këtë deklaratë:
“Dhe? Erdhi me një fanbase gati dhe kujt i intereson? Ajo që ai bëri në Big Brother Albania lidhet drejtpërdrejt me Eglin. Pse mërzitesh ti?”

Sharka reagoi me një deklaratë të fortë:
“Egli njihet si vajza që i shkonte Xumi nga mbrapa dhe kjo nuk shiste shumë. Egli nga kjo gjë nuk fitoi asgjë. Ajo hyri në showbiz falë raportit me Gjestin.”

Debatoi vazhdoi më tej, ku gazetari komentoi edhe ndjenjat e Eglit, ku sipas tij, dashuria e Eglit për Gjestin nuk është dashuri.

“Kush je ti që e vendos si është dashuria? Çi ke këto fantazira more”, iu përgjigj ashpër Visjani.

Më pas Visjani shton: “Gjesti është bipolar. Njëherë i thotë hajde, njëherë mos hajde. Por ajo ndjen për të, si mos të rrijë”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu