Dega e PD-se ne bashkinë e Himarës sipas informacionit nga anëtarë të sajë ne baze është lajmëruar nga qendra se do te zhvilloje zgjedhjet për drejtuesit e sajë kryetarin dhe kryesinë. Njoftimi i qendrës ka befasuar anëtarët e PD-se pasi zgjedhje e organeve drejtuese po behet pa kaluar me pare një proces te rregullt zgjedhor ne seksione e grup-seksione .
Sipas burimeve derti tani ekipi i punës i dërguar nga Tirana ka vepruar ne mënyre fiktive duke bere zgjedhje ne letër nga Tirana te strukturave .
Dhjetëra anëtare e militante te vjetër te PD-se janë lënë jashtë procesit te riorganizimit madje i është mohuar edhe anëtarësimit pjese e procesit te riorganizimit te PD Himarë dege me vete .Përjashtimi i strukturave dhe anëtarësisë së meparshme ka ardhur si pjesë e kundërshtimit te tyre ndaj përpjekjeve te të dërguarve te Bashës për greqizmin te PD-së Himarë një projekt qe ka ngjallur reagimin negativ edhe te elektoratit te djathte ne këtë zone.
Projekti i greqizimit të PD-se ne Himarë synon zëvendësimin e strukturave historike kryesisht nacionaliste shqiptare me ato filo greke deri tani pjesë e Omonias dhe PBDNJ .
Projekti ka fillur te zbatohet qe me zgjedhjet lokale ku PD mbështeti kandidatin e PBDNJ Fredi Bejlerin një ish pjesëtar i organizatës terroriste greke MAVI nje prej autorëve te Masakrës se Peshekisë ku ne nje sulm te armatosur ndaj postes shqiptare te kufirit ne Peshkëpi te Gjirokastrës u vranë dy ushtarakë shqiptare .
Nga ky veprim PD pësoi një humbje trupëzuese duke radhitur partia e katërt politike pasi elektorati i i saje kryesisht nacionalist reagoi kundër vendimit antishqiptar te PD-se ne Tiranë.
Procesi i greqizmit te PD-se një projekt i ideuar nga strukturat shoviniste vorio-epirote ne Athine , SHBA dhe Tiranë drejtohet nga kreu i grupit te punës se PD , Flamur Noka dhe ish kreu i hipotekës ne qeverisjen Berisha Arben Qirako i njohur publikisht si njeri i qarqeve antishqiptare greke ne PD . Ky projekt po po implementohet ne terren nën kontrollin e drejtpërdrejtë te ish anëtarit te MIVI-së Fredi Beilerit,raporton gazeta Minerva.
Projekti i greqizmit te PD Himarë, synon rikthimin e pushtetit grek ne Himarë te humbur ne dy zgjedhjet e fundit nen siglën greke te PNDNJ . Qarqet filo-greke kërkojnë një rikthim në siglën e “shqiptare” te PD-se si një manovër për te mashtruar elektoratin e djathte. Deri par zgjedhjeve lokale te 2015 PD merret ne Himarë kryesisht vota nacionaliste shqiptare .
Me ndarjen e re territoriale bashkimin e dy komunave pa ndikim grek si Lukova e Vranishti shanse “greke” për te fituar Himarën janë inekzistente ndërkohe qe shanset e PD-se u shtuan seriozisht . Me procesin e greqizmit te PD-se Himarë qe pritet te zyrtarizohet te dielën me emërimin nga Tirana te kreut te ri, sipas njoftimeve një sapo ardhur nga Athina i pa jetuar asnjë dite ne Himarë vet PD i jep fund shanseve për te pasur sukes elektoral ne këtë Bashki .
Anëtarë te PD-se thanë për “Minerva” se për këtë situate është vene ne diejni vetë kreu i PD Basha i cili ka premtuar një rikthim e zhvillim normal te procesit te organizimit dhe zgjedhjeve ne ketë dege. Ata janë befasuar nga vendimi për te zhvilluar zgjedhje te drejtuesve te dielën , pasi sipas premtimit te Bashës prisnin një rikthim e zhvillim normal te procesit nga i cili kane ngelur te zhgënjyer ./Tema/