A po kalon Arben Labënishti te Lëvizja BESA?

Lufta e hapur që kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski ia shpalli Ridefinimit, po mobilizon forcat patriotike shqiptare që po rreshtohen pa hamendje përkrah Ridefinimit. Përkrahja për këtë platformë tani po zgjerohet edhe në Strugë, ku kryetari i Lëvizjes Besa i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij të afërt, sot është takuar me ish deputetin e BDI-së Arben Labunishti dhe me përkrahësit e tij, transmeton Gazeta Lajm.

Burimet tona thonë se ky takim është uvertyrë e kalimit të Labënishtit dhe përkrahësve të tij te BESA, hap të cilin do ta pasojnë edhe shumë intelektualë dhe veprimtarë të pavarur shqiptarë në Strugë. Me këtë po i jepet përkrahje e madhe Ridefinimit dhe goditje e madhe Prerodbës së VMRO DPMNE-së, e cila vitet e fundit de facto është bë platformë zyrtare e Qeverisë së Maqedonisë.

b1 b2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu