A po shantazhon BDI administratën?!(FOTO)

Tashmë edhe publikisht, llogaritjet matematikore të votave të të punësuarve në administratë organe të Bashkimit Demokratik për Integrim i bëjnë publike edhe në facebook, duke kërcënuar drejtpërdrejtë të punësuarit e administratës.

Bëhet fjalë për një deklaratë publike të Forumit Rinor BDI – Dega Tearcë, e cila çdo punësim të administratës, e shumëzon me tre anëtarë të familjes dhe deklaron 111.000 vota për BDI-në vetëm nga administrata. Respektivisht analiza fillon duke llogaritur se sa persona janë të punësuar në administratë, duke rezultuar 185.000 të punësuar, në përpjestim me 25% e të cilëve do jenë shqiptarë dalin 46.250 punonjës shqiptarë në administratë 80% e të cilëve do të votojnë BDI-në, shprehen ata, që janë 37.000 vota, shumëzim për tre anëtarë të familjes rezultojnë gjithsej 111.000 vota.

Një deklaratë e tillë e bërë publike është një trysni e hapur mbi gjithë të punësuarit e administratës, BDI publikisht tashmë ka filluar shantazhin ndaj administratës duke i llogaritur 80% të tyre si votues të BDI-së, ndërkohë që vota e çdo individi është e lirë dhe e pavarur. Më poshtë do ndiqni të plotë deklaratën e Forumit Rinor BDI – Dega Tearcë./InfoShqip.com

deklarata-e-bdi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu