Nga Spartak Ngjela
Nuk ka më kohë.
Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur, por a e dinë këtë?
Këta që i drejtojnë nuk dinë asgjë të bëjnë, dhe vetëm vjedhin, por kohën historike e kanë kundër.
Tani, për shqiptarët dhe për Shqipërinë, ka ndryshuar sensi historik i kohës, dhe këta pushtetarë janë të gjithë jashtë kësaj kohe.
Sot shqiptarët e Malit të Zi i dëbuan hordhitë serbe që duan të pushtojnë kishat katolike shqiptare në Ulqin.
Koha shqiptare po ecën përpara për të vendosur shqiptarizmin kudo në trevat e aneksuara të Arbërisë.
Vetëm korrupsioni kryeministror shqiptar, si gjithmonë në 100 vjet, është me hordhitë pushtuese që kanë aneksuar territoret shqiptare.
l.
Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar tani është jashtë kahes historike të kohës sonë. Në fakt, kjo kohë do të vinte, por këta të korruptuar pushtetarë ndoqën rrugën e paraardhësve të tyre, por, megjithatë, ndërkohë ishin të detyruar që të hynin në strukturat perëndimore.
Kurse koha sërish muk po i luftonte, prandaj: “vidhini” thoshin, “se ne jemi e do të jemi”.
Në fakt kanë qenë naivë. Se koha do të ndryshonte kahen e saj historike drejt shqiptarizimit , sikundër që po ndryshon.
ll.
As Berisha , as Rama , as Nano dhe as Meta nuk e njihnin historinë e Shqipërisë. Këta menduan që askush nuk çan kokë për shqiptarët, “janë fqinjët primarë”; thoshin ata. Prandaj deviza e tyre ka qenë: vidh dhe mos prek Beogradin, vidh shqiptarët dhe mos prek Athinën.
Me këtë mënyrë, ishin të gëzuar deri tani, por janë të gjithë në depresion sot. Koha kërkon t’i përmbysë. Pse, çfarë ka ndodhur?
Në fakt kjo që ndodhi pritej prej njëqind vjetësh që të ndodhte: duhej të vinte konflikti global për Ballkanin Perëndimor. Ai tani ka ardhur, dhe kjo hapësirë shqiptare është kthyer në arsye globale për ekuilibrin e interesave të fuqive të mëdha.
Në funksion të këtij konflikti, Amerika dhe Gjermania e konstatuan se janë vetëm shqiptarët ata që e zgjidhin këtë konflikt në favor të Perëndimit.
Shqiptarët sot janë 97 përqind me Amerikën; por rrerh 2 milionë shqiptarë kanë emigruar në Perëndim. Kjo tegon se gjithçka tani në Shqipëri është perëndimore, dhe kjo përbën epiqendrën e arsyes se këtej e tutje gjithçka do të flasë për rikthimin e të drejtave arbërore në Ilirikumin Perëndimor.
lll.
Situata ballkanike ndryshoi në favor të shqiptarëve kur politika amerikane, me brilancën e Presidentit amerikan Bill Klinton, shkëputi në favor të shqiptarëve shtetin e Kosovës.
Por procesi vazhdoi: para një viti Amerika iu dha shqiptarëve vendin që meritojnë në dheun e tyre arbëror në Maqedoni, dhe njëherësh shkatërroi banditizmin antishqiptar në Tiranë, që ishte strehuar hajdutshe në një çadër nomadësh beduinë.
Kudo sot ka shqiptarizëm, dhe aktualisht, brenda politikës amerikane dhe gjermane, në Gadishullin Ilirik jetojnë me gjuhën shqipe 8 milionë shqiptarë në një territor prej 100 000 km2.
Kudo shqiptarë, por me përjashtim të korrupsionit shqiptar që është kundër shqiptarëve .
Rama kryeministër shkon në Stamboll si shtypësit pashallarë shqiptarë në 400 vjet, që bashkë me Portën e Lartë në Stamboll iu shitën serbëve dhe grekëve territoret arbërore.
Berisha shkon në Moskë, si Enver Hoxha kur tradhëtoi angloamerikanët në vitin 1946 – që të mbrojë gjënë e vjedhur, se nuk i del më Beogradi.
Meta shkon te Gruevski dhe në qarqet e errëta të Beogradit.
Këta janë. Por janë bërë qesharakë. Pse?
Si ka mundësi që Shqipëria drejtohet nga njerëz të tillë që pasi i vjedhin shqiptarët i urrejnë ata, sidomos tani. Por shumë ua kanë edhe frikën shqiptarëve: pse nuk thonë që jemi me Rusinë dhe Serbinë, sikurse janë. Sepse kanë frikë.
Brenda kësaj frike që kanë nga Amerika dhe shqiptarët, këta sot po hardalisen për të shpëtuar paratë e vjedhura me anë të pushtuesëve aneksues të territoreve shqiptare; kurse politika amerikane që është me interesin shqiptar, iu ka marrë kushtetutën.
Prandaj janë të HUMBUR.
Dhe humbja iu vjen nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri.
Por a ka mundësi që ta mundin këta politikën amerikane në Shqipëri, duke kërkuar ndihmë në Moskë, në Beograd apo në Athinë?
Kjo është pamundësi absolute. Lodhen kot.
Këta të korruotuar janë sot të gjithë të skeduar. Paratë e korrupsionit shqiptar sot janë të identifikuara nga Uashingtoni dhe kapin, deri tani, shumën prej afër 6 miliardë Dollarë.
Të gjitha do t’i dorëzohen shtetit shqiptar me kontabilitet strikt shtetëror. Keni për ta parë.
Do konfiskohen sipas ligjit vilat e Gjirit të Lalzit, mijra hektarë truall në bregdet, pallate dhe apartamente kudo, të gjitha janë sot të skaduara.
lV.
Prandaj, që të shpëtojë, aradha e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, sot, është një pamundësi absolute.
Këta i bënë të gjitha përçapjet, edhe në Paris shkuan që të ndalonin negociatat, por humbën. Politika amerikanë dhe gjermanë ua hodhi, edhe atyre por edhe Parisit.
Pasi i detyroi të flisnin hapur për negociatat, Gjermania iu vuri kushtet vdekjeprurëse për to: tani Uashingtoni dhe Berlini do ta kontrollojë dhe do ta drejtojë në Tiranë vetë Reformën në Drejtësi.
Në fakt edhe shqiptarët këtë kontroll kanë pritur, se e dinin që këta kryeministra të korruptuar ishin bërë bashkë kundër Reformës.
Edhe shqiptarizmi ndërkohë po shpërthen. Priftërinjtë serbë, që në fakt janë ushtarakë të veshur si priftërinj, u zbythën dje në Ulqin dhe nuk i pushtuan dot kishat katolike shqiptare aty.
Me djallëzi, si në 150 vjet, ata iu drejtuan muslimanëve, por ata iu përgjigjën që “këto janë kishat e katolikëve shqiptarë, dhe në kemi parësore shqiptarizmin”.
I dëbuan.
Koha po ndryshon. Ka qënë politikani shumë i lartë jugosllav, Milovan Gjilas, që para 70 vjetëve ka thënë: “dhëntë zoti shqiptarëve nuk iu bie ndërmend që të marrin shtëpitë (kishat) e tyre.
Ai ka qenë malazez, por e ka ditur që, të gjitha kishat serbe, malazezë dhe maqedonase, iu janë grabitur shqiptarëve.
Por ka ardhur koha që të rivlerësohet historia, se edhe kishat dhe manastiret e Kosovës janë të katolikëve të Kosovës, se të gjitha dokumentat e ndërtimit të tyre, që para 500 vjetësh, janë të rregjistruara në Vatikan. Shpejt do të dalin në dritë, dhe gjithçka shqiptare do të marrë forcë.
I pari ishte Ibrahim Rugova që hapur iu tha serbëve që “unë jam katolik”, por ua tha edhe dalmatëve katolikë të Kroacisë, të cilët e dinë që janë me prejardhje ilire.
E pra, siç po shihet, aleatët e korrupsionit shtetëror shqiptar, po munden kudo nga shqiptarët.
Po korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar, vërtet mendon se ende mund të ketë shpresë që ta shpëtojë gjënë e vjedhur?
Kjo që po kërkon aradha e korrupsionit të lartë shqiptar sot është një vanitas vanitatum et omnia vanitas – kot i kotësive dhe të gjitha kot.