A po tenton BDI-ja të shtyhen zgjedhjet?!(FOTO)

“Ekskluzive: BDI bojkoton zgjedhjet. Ky është titulli i një lajmi që është publikuar në njërin nga portalet e afërta me partinë në pushtet BDI, që më pas sipas analistit Sefer Tahiri i njejti shlyhet.  “DIÇKA PO ZIHET !
A KA SKENAR PËR PROLONGIM TË ZGJEDHJEVE ?

Disbalansi i numrit të votuesve në njësinë zgjedhore numër 6 mund të jetë shkak që disa parti shqiptare të bojkotojnë zgjedhjet, mëson KDP nga burime mirë të informuara.

Në këtë drejtim, në disa portale u shfaq informacioni se “BDI bojkoton zgjedhjet”, që më pas i njëjti të fshihet.
Zgjedhjet në Maqedoni janë caktuar për 11 dhjetor dhe vijnë pas një krize që filloi nga mospranimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014 nga ana e opozitës maqedonase.”, ka shkruar Sefer Tahiri. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu