Polici i Forcave Speciale i nxjerr armën në Kuvend, deputetëve Luan Baçi dhe Bledion Nallbati në Kuvend

Veprime skandaloze po ndodhin tek parlamentit i Shqipërisë. Një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

Skandali u regjistrua brenda ambienteve të Kuvendit.

Deputeti Luan Baçi deklaroi se, po futej në parlament kur polici i u bë gati të nxirrte armën.

“Absolutisht po. Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxorri pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë”, tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu