Policia franceze bëhet gati për të mbyllur një kamp refugjatësh

Autoritetet në Francë thonë se po përgatiten që të pastrojnë kampin e migrantëve në qytetin verior të Kale (Calais), të njohur si “xhungla”. Kampi i përkohshëm për një kohë të gjatë ka qenë vija e parë e krizës së refugjatëve në Evropë. Në kamp janë të vendosur rreth 6.500 migrantë nga Afrika,

Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore që gjithashtu janë mbledhur në afërsi të Portit detar të Kales dhe terminalit të tunelit të trenit me shpresën se do të mund të kalojnë përmes Kanalit Evropian në Britani, rreth 40 kilometra larg.

Një Gjykatë franceze javën e kaluar ka miratuar planet për largimin e kampit dhe rreth 1250 policë janë thirrur që të ndihmojnë me operacionin që pritet të përfundojë brenda një jave.

Plani i mbylljes planifikon që banorët e kampit të transportohen në qendrat e refugjatëve gjithandej Francës ku mund të aplikojnë për azil. Por njoftimet për mbylljen kanë provokuar trazira në fundjavë./rel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu