Policia e Kosovës që nga nesër do të punojë me orar të zgjatur. Nga tetë orë punë sa kishin punuar deri sot, nga nesër, ditë e premte, do të punojnë dymbëdhjetë orë.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja, angazhon zyrtarët policorë në orar 8 apo 12 orësh”, tha Hoxha.