“Shqipëria është vend garant për Kosovën në gjitha aspektet dhe tek e fundit ne jemi pjesë e ndarë pa drejtësisht nga Shqipëria. Politika kosovare ka qenë gjithmonë e dobët në relacionet me Serbinë dhe e pa guximshme për atë që u frikësua Kosova ta thotë e tha vëllau i madh nga Shqipëria”, ka thënë Kadriu për “Bota sot”.
Atë që politikanët e Kosovës nuk patën guxim t`ia “plasin në fytyrë”, asnjëherë Serbisë, që prej fillimit të dialogut në Bruksel, e tha Kryeministri Edi Rama.
“Edhe pse Serbia e konsideron Kosovën një krahinë të sajën, për Shqipërinë ajo mbetet shtet i pavarur si gjithë të tjerat. “Atë që ju e konsideroni krahinë, është një shtet për ne. Kosova është shtet i pavarur, të cilin ne e vlerësojmë, ne jemi vëllezër dhe motra, një komb”, ka thënë Rama gjatë një interviste dhënë medieve në Serbi.
Po ashtu, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për gjigantin ekonomik Trepça, duke thënë se është e Kosovës dhe është në territorin e shtetit të Kosovës.
Këto deklarata lanë të pakënaqura mediet serbe, por edhe ngjallën reagime në Kosovë.
Në kuadër të këtij debati erdhi edhe deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i cili në një koment për një medium në Maqedoni, ka thënë se Kosovës nuk i nevojitet mbështetja e Tiranës në dialogun që po zhvillon me Serbinë, sepse, sipas tij Kosova gëzon mbështetjen amerikane dhe evropiane.
Për analistin Kushtrim Kadriu, politika e Kosovës, ka qenë gjithmonë e dobët në relacion me Serbinë, dhe se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e tha atë që do të duhej ta thoshte vet Kosova.
“Shqipëria është vend garant për Kosovën në gjitha aspektet dhe tek e fundit ne jemi pjesë e ndarë pa drejtësisht nga Shqipëria. Politika kosovare ka qenë gjithmonë e dobët në relacionet me Serbinë dhe e pa guximshme për atë që u frikësua Kosova ta thotë e tha vëllau i madh nga Shqipëria”, ka thënë Kadriu për “Bota sot”.
Ndërkaq, deklaratën e Ministrit Hoxhaj, e quan si nivel të ulët politik.
“Ministri Hoxha u mundua të tregonte një autoritet por është një nivel i ulet i politik bërjes dhe si rezultat i politikave të dobëta të tije kemi këto relacione me Serbinë, ku Serbia sillet me Kosovën si të ishte një fshat serb e lëre të jete një shtet”, ka nënvizuar ai.
Ndërkaq, sipas analistit Fadil Lepaja, politika e Kosovës, e shqetësuar se edhe përkundër gatishmërisë të bëjnë kompromise të dëmshme dhe të papranueshme për qytetarët e saj, nuk arriti të bëjë as edhe një hap përpara në këtë drejtim, po e sulmon angazhimin e Ramës dhe qeverisë shqiptare nëpërmes ministrit të jashtëm i cili nuk është se ka bërë diçka në politikë.
“Politika kosovare, së paku një pjesë e sajë ndihet e shqetësuar sidomos për fatin e saj, për shkak të korrupsionit dhe flertimit me krimin e organizuar dhe të ardhmes krejtësisht të paqartë pas konsolidimit të gjykatës speciale. Natyrisht, askush nuk mundet dhe nuk duhet të flasë në emër të Kosovës përpos përfaqësuesve të zgjedhur nga populli i saj, por normalizimi i marrëdhënieve mes dy popujve janë në interes të shqiptarëve dhe serbëve kudo që jetojnë, prandaj duhet përshëndetur çdo hap i cili rritë sigurinë rajonale, zbutë tensionet, forcon bashkëpunimin ekonomik e kulturorë. Afirmimi i Shqipërisë si faktorë stabiliteti në rajon, me një politikë të tejkalimit të armiqësimit me fqinjët i sjell veç të mira Kosovës”, ka thënë Lepaja ndër të tjera.
Më tej, Lepaja, ka theksuar se zoti Rama është politikan jokonvencional, i guximshëm, aspak servil dhe se duke rrezikuar të shahet dhe të keqkuptohet, ai megjithatë po hapë rrugët nëpër gjunglën ballkanike të urrejtjes dhe interesave të jashtme.
“Politika kosovare nëse nuk mundet të ndihmojë, gjithsesi nuk guxon të barrikadohet në llogoret e urrejtjes dhe të bëjë grindavecin në një proces i cili mund të zhbllokojë këtë gjendje stagnimi dhe defaktorizimi të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi”, ka thënë ai.
Ndërkaq, sipas analistit Zuhdi Xhelili, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama edhe një herë dëshmoi se në takimet që i pati në Serbi u tregua shume i guximshëm në aspektin diplomatik.
“Atë që e beri Edi Rama deri tani ende nuk e ka bërë asnjë politikan shqiptar. Ai dëshmoi se për shqiptarët në rajon mesazhet më të sinqerta duhet ti përcjell mu kryeministri i të gjithë shqiptarëve. Kjo deklaratë e tij te shumica e popullit shqiptar kudo që jeton ka pasur jehon dhe është pritur me përkrahje. Nuk di pse disa qarqe në Kosovë e kritikuan këtë mbështetje të Kryeministrit shqiptar, disa analist dhe gazetar si dhe pak qytetar që janë të frymëzuar me identitetin e ri Kosovar”, ka thënë Xhelili.
Sipas tij, Deklarata e Ministrit Enver Hoxhaj duhet analizuar se në çfarë drejtimi, personat si ai po duan ta shpijnë Kosovën.
“Ajo që me ka befasuar është Ministri i jashtëm i Kosovës i cili nuk e kam ende të qartë si mundet të distancohet nga vëllai i madh që aq shumë kemi ëndërruar të jemi bashkë, të mbrohemi dhe të ndihmohemi si një popull. Nëse kjo deklaratë e tija nuk ka për qellim ndonjë prapavijë të caktuar atëherë është për tu analizuar në çfarë drejtimi ai dhe shokë të tij duan ta shpijnë Kosovën”, ka thënë Xhelili.
Politikanët nga Shipëria ka obligim edhe moral edhe kushtetues ta ndihmoj Kosovën. Aq më shumë kur ska kush flet nga Kosova! Është kjo klasë politike tërsishtë e Shentazhuar.