Nga: Muhamer Pajaziti
Politikanët shqiptarë në Maqedoni kanë filluar t’i nxehin “dahiret”.
Mos u habitni kur t’i dëgjoni premtimet për President shqiptar;
Kryeministër shqiptar;
Parlament bikameral apo dydhomësh;
Asociacion të Komunave Shqiptare…
Sapo të mbarojnë zgjedhjet, këto ide dhe premtime do t’i merr era e do të zhduken si fluska sapuni.
Militantët në fillim do të nxehen me debate të ashpra nëpër oda e kafene, pastaj do të ftohen dhe përballen me realitetin e hidhur.
Kështu vazhdon ky avaz dhe kjo pa vetëdije politike e kombëtare tek shqiptarët në Maqedoni.