Veprimtari dhe kryetari i Shoqatës të të Burgosurve politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, takimin e liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e ka vlerësuar si një ”Çorbë e re me shije të vjetër”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pollozhani e ka kritikuar deklaratën e nënshkruar në mes politikanëve ku në mes tjerash thuhet se duhet të krijohet një ministri për komunitetet.
Fajin për mos funksionimin e shtetit të Maqedonisë dhe mungesën e të drejtave për shqiptarët, Pollozhani i’a ka hudhur: sistemit unitarë, që sipas Pollozhanit, nuk funksionon.