Pollozhani tregon të vërtetën për bashkëpunimin opozitar. BESA e pranoi ofertën, LR-PDSH kundërshtoi (VIDEO)

Kryetari i Shoqatës së Ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë, Shpëtim Pollozhani, në emisionin “Rruga drejt…” ka folur edhe për shkaqet pse nuk ndodhi bashkëpunimi i partive opozitare jashtë parlamentare. Pollozhani ka treguar një rast se si ka ndërmjetësuar për bashkëpunim duke ndarë vendet në lista në bazë të anketave, mirëpo ky propozim është refuzuar nga kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, shkruan Gazeta Lajm.

“Ne gjetëm një zgjidhje solomonike për ta evituar grindjen rreth çyshtjes së listave. Ne propozuam që të zgjidhet një agjencion relevant, rezultatin e të cilit do ta pranojnë përfaqësuesit e të dy grupacioneve dhe në bazë të përqindjes, për shembull nëse LR-PDSH ka 70 për qind të votave pro, nga të anketuarit nëse janë 2.000 ose 4.000, atëherë të ketë edhe 70 për qind të deputetëve nëpër lista. Këta të BESËS u pajtuan, thanë kjo është zgjidhje ideale. Unë sa nuk fluturova deri sa erdha në Strugë. U takuam me Zijadinin, Zijadini nuk e pranoi këtë propozim, tha ne jemi për t’i ndarë votat në tri pjesë”, ka thënë Pollozhani.

Ai ka shtuar se po të ishte pranuar ky propozim, atëherë ndoshta do të arrihej bashkëpunimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu