Parlamenti i Polonisë miratoi projektligjin i cili parashikon ndalimin e plotë të abortit në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë zyrtare polake të lajmeve PAP, mësohet se në votimin e kryer në parlament 230 deputetë kanë votuar pro, ndërsa kundër 173 dhe 15 të tjerë abstenim. Sipas ligjit nuk do të lejohet aborti as edhe në rastin e sëmundjeve apo situatave të veçanta.
Deputetja e Partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS), Anna Milczanowska, duke vënë në dukje se e mbështet ligjin e pranuar nga parlamenti, u shpreh se “Unë jam një nënë e një fëmije me Sindromën Down. Ju siguroj ju se kjo nuk është një gjë e hidhur ashtu siç mendojnë të gjithë. Unë e dua shumë fëmijën tim.”
Ndër të tjera vihet në dukje se mijëra persona pritet që të protestojnë në Varshavë kundër këtij ligji.