Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki ka deklaruar se Qeveria ka vendosur të veprojë pjesërisht në kërkesën e Turqisë, të cilat janë dorëzuar pas përpjekjes së dështuar për puç. Gjatë një interviste për REL, Poposki deklaroi se pas kësaj situate në Turqi, Qeveria e Maqedonisë ka pranuar kërkesa konkrete, për të cilat ka vendosur në seancë të mbyllur.
“Kemi pasur kërkesa konkrete pas puçit në Turqi. Në lidhje me ato kërkesa qëndrimi ynë është i qartë. Për Republikën e Maqedonisë nuk ka asnjë dilemë që përkrah institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi. Në lidhje me kërkesat e tyre për një numër të caktuar të tyre, Qeveria ka sjellur vendim në seancë të mbyllur dhe institucionet do të veprojnë në suaza të kompetencave të tyre”, ka deklaruar NikollaPoposki, Ministër I Jashtëm.
Ai më tej ka shtuar se ka çështje të cilat Maqedonia mund t’i zbatojë dhe t’i dalë në ndihmë Turqisë duke thënë se ajo qëështë e paraparë sipas legjislacionit dhe që është në interes të Maqedonisë do të zbatohet ndërsa ajo e cila nuk është në pajtueshmëri me ligjet e Maqedonisë nuk mund të zbatohet.
“Ne duhet para së gjithash të udhëhiqemi nga interesat kombëtare të legjislacionit nacional. Çfarë do masa që të ndërmerret do të ishte në suaza të interesit nacinal dhe interesit të Maqedonisë. Qeveria sjell vendime principiele. Pastaj institucionet veprojnë sipas kompetencave të tyre”, tha më tej Poposki.
Poposki nuk ka dashur të komentojë për çka bëhet fjalë në kërkesën e Turqisë dhe as çfarë masash do të merren./SHENJA/