Maqedonia i mbështet institucionet turke të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojë me qeverinë në Ankara në drejtim të ndihmës për arritjen e qëllimeve të tyre. Kështu ka deklaruar Ministri i jashtëm i Maqedonisë,Nikolla Poposki në lidhje me vizitën e sotme të Presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov në Turqi, transmeton Zhurnal.mk
I pyetur për vendimin e qeverisë për kërkesën e Turqisë për mbylljen e shkollave dhe universiteteve në Maqedoni që kanë lidhje me Fethullah Gülen, Poposki shtoi se ky bashkëpunim do të ndodhë në kuadër të legjislacionit dhe të interesave të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.