Pordhat bënë që një aeroplan të detyrohet të bëjë ulje emergjente

Njeriu që rrëzoi aeroplanin me pordhë!. Një ngjarje shumë e çuditshme ka ndodhur në një fluturim nga Dubai për në Amsterdam, pasi që aeroplani u detyrua të bëjë ulje emergjente në Vienë si pasojë e një zënke që erdhi nga pordhat e një personi.

Dy djem të rinjë aknoheshin se personi që ulej afër tyre po pordhte gjatë gjithë kohës dhe po i qelbë me erë të keqe, por sjuardezet nuk reaguan në asnjë moment, në fakt kërkuan që nga personat të mbajnë qetësi, transmeton InfoShqip.com.

Si pasojë e mosreagimit të ekipit fluturues, djemtë filluan një zënkë fizike, me çka detyruan pilotin që të aterojë në mënyrë emergjente në aeroportin më të afërt, që në këtë rast ishte ai i Vienës.

Nga aeroplani u larguan 2 djemtë e rinj, por jo edhe njeriu që pordhte. Së bashku me dy djemtë u larguan edhe 2 vajza që ishin ulur në rreshtin e njejtë.

Vajzat më vonë kanë njoftuar se do të dërgojnë kompaninë  në gjykatë, pasi që ato nuk janë njohur me djemtë e larguar e as nuk kanë pasur asnjë far lidhje me rastin. E vetmja gjë e përbashkët ka qenë se të gjithë janë marokianë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu