Marka e njohur e makinave luksoze, Porsche do të lansojë modelin e saj të fundit ku pritet të sjellë revolucion për sa i përket makinave të së ardhmes. Ajo quhet “Mission E” dhe do të jetë makina e parë e gjitha elektrike e Porsche.
Mësohet se kjo makinë do të shkojë nga 0 në 100 km/h për 3.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.
Porsche Mission E do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa klientët mund ta kenë në garazh në fund të vitit 2019.