Një politikan i njohur ka dërguar një mejl në adresën e portalit dokaz.mk, ku njofton se është realizuar një anketë rezultatet e së cilës ende nuk janë publikuar.
“Ka një anketë sipas të cilës VMRO është në avantazh prej 5 deputetëve të LSDM-së, por pa votuesit shqiptarë. BDI ka 12 deputetë, BESA 10, Thaçi 1 dhe Sela 1.
Është shumë me rëndësi se si do t’i përpilojnë listat dhe këta tre muaj. Realisht VMRO ka tre deputetë më tepër sepse ka edhe votues shqiptarë që do të votojnë për LSDM-në, shqiptarët nuk votojnë për Grujon. Të papërcaktuarit në numër të madh kanë thënë se presin të shohin se kë do ta ofrojë në lista opozita”, thuhet në e majlin e politikanit që ja ka dërguar portalit dokaz.mk.
2b