Urrej pak kur më duhet të ndaj me lexuesit ndonjë përshtypje personale. Kjo sidomos pasi gjatë kohë mundohem që tekstet e mia sa më shumë të impersonalizohen. Por, kësi ndarje duket e paevitueshme kur bëhet fjalë për ndjenjë dhe përshtypje e veçantë. Nga ato të cilat pa i ndarë me tjerë nuk din nëse janë edhe tek tjerët. E sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë fushë ku nuk para kuptoj dhe di shumë sikur është rasti me mua në artin figurativ. Aty ku siç edhe në këtë rast besoj që më lejohet vetëm kështu përshtypje personale.
Unë vet duke ndjekë dhe ditur prej vitesh opusin artistik dhe pikturat, gravurat dhe sidomos portretet që vizaton piktori ynë Agron Saliu kisha një përshtypje se në to ka një vijë të veçantë dhe shumë mjeshtri. Por, duke qenë kjo një përshtypje prej një laiku në këtë fushë gjithnjë hezitoja ta ndajë këtë mendim me tjerë. Deri sa ndodhi nata e kobshme për Maqedoninë 27 prilli. Një natë kjo vendimtare për Maqedoninë që ndodhi sivjet e që do mbetet vendimtare për shumë vjet më pas. Që atë natë përshtypja për portretet që bën Agron Saliu fitoi një krahasim që më lejonte edhe mua si laik ta ndaj me tjerët. Tani më dukeshe se më lirshëm do mund të ndaja përshtypjen për artin e Agronit duke thënë se portretet e tija janë 27 prilli. Kjo pasi atë natë kur shihja esktravagancën edhe në ikje për shpëtim jete të Sheqerinskës, çudinë në shpëtimin e Zijadin Selës dhe vendosmërinë në qëndresën e Zoran Zaevit e para gjë që më kujtohej ishin disa vija dalluese në portretet që kisha parë më parë vetëm në pikturat që kishte pikturuar Agroni. Pasi vetëm aty shihja esktravagancën, çudinë dhe vendosmërinë në një vend, bile në një të vetme pikturë. Tjerat ndodhi nga ajo natë njashtu ishin unike dhe ndodhnin për së pari dhe ishin të pakrahasueshme me ndodhi më parë në historinë e Maqedonisë. Nuk kishin esh. E më parë as opusi Agronit nuk kishte esh. Ai poashtu kishte dalldis me portrete dhe me ato vija vendimtare në to që përçonin tek unë këtë ndjenjë, më parë të pakrahasueshme. Kur kuptova se Agroni do bëje ekspozitë mu me këtë temë dhe se disa prej tyre për së pari herë do ekspozoheshin mu në Mal të Zi një shtet i ri si i yni dhe ku kishin ndodhur përçudnime si këto tonat disi mu lehtësua për të ndarë me krejt këtë krahasim. Pasi besoj se aty do ketë shumë njerëz tjerë që kështu si unë që do dallonin artin dhe vijat e mundimit në to dhe për to në këto fytyra të sjella nga Agron Saliu.