PPS: Mercedesi ishte dëshirë personale e Gruevskit, e siguruar me mjete nga buxheti i shtetit

Gjykata duhet të deklarojë të pandehurit fajtorë dhe, në përcaktimin e dënimit, të marrë parasysh vështirësitë dhe rrethanat lehtësuese. Në rrethana të vështira, të merret shkalla e përgjegjësisë penale, përkatësisht bëhet fjalë për dhënie të një urdhëri të drejtëpërdrejtë gjatë kohës kur Gruevski ishte kryeministër. PPS theksoi se kërkesa për aktin është për shkak të përmbushjes së dëshirës personale të Gruevskit, por nga mjetet buxhetore, si dhe për shkeljen e ligjit për prokurimin publik.

Si masa lehtësuese u kërkuan të miren rrethanat familjare të të pandehurve.

Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi aktvendim dënues për Gruevskin sepse, siç tha, me vetëdije e ka kryer veprën. Gjithashtu është kërkuar aktvendim dënues edhe për Popovskin për shkelje të ligjit për furnizime publike për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim. Jankullovska është veçuar nga procedura e rastit “Tank”.

Rasti “Tanku” i referohet blerjes së Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh, ndërsa në të akuzohet ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-ndihmësministri i ministrit të punëve të brendshme, Gjoko Popovski. Sipas njohësve të drejtësisë, në raste të tilla dënimet janë nga 3 vjet deri në 10 vjet./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu