PRAPASKENA/ Vidiç kërkoi të shkonte në luftën ndaj Kosovës

Trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, në autobiografinë e tij ka shkruar se ish-futbollisti serb, Nemanja Vidiç, kishte kërkuar që të shkonte në luftë.

“Vidiç ka qenë i ashpër, i errët dhe djalosh i pakompromis. Ai erdhi tek unë në vitin 2009 dhe tha se ka mundësi që do ta thërrasin në ushtri. Dhe, unë u shqetësova dhe e pyeta se si ndihet ai, e ai mu përgjigj: Do të shkoj në Kosovë, kjo është detyra ime”, ka shkruar Ferguson në autobiografinë e tij, raporton Zeri.info.

Vidiç kishte luajtur në “Old Trafford” në periudhën 2006-2014 dhe për një kohë ishte kapiten i “Djajve të Kuq”. Ai ka zhvilluar 211 ndeshje me United dhe ka realizuar 15 gola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu