Prapë “The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA

Derisa po afrohen zgjedhjet presidenciale amerikane, fansat e The Simpsons kanë ngritur çështjen nëse seriali i famshëm ka parashikuar tashmë rezultatet e garës.

The Simpsons, seriali më i gjatë i animuar në histori, ka fituar një reputacion për kapacitetin e tij të çuditshëm për të parashikuar të ardhmen, shkruan DailyMail.

Disa nga profecitë më të frikshme që janë realizuar ndër vite, variojnë nga robotët me AI që do marrin botën përsipër, deri tek zgjedhja e Trumpit, president.

Një numër i përdoruesve të rrjeteve sociale kanë theksuar se një episod i transmetuar më 19 mars, të vitit 2000, i titulluar Bart to the Future, mund të ketë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 5 nëntorit.

“Ne të gjithë e dimë se Simpsons kanë këtë aftësi të çuditshme për të parashikuar të ardhmen. Në një episod, Lisa bëhet presidente dhe ajo kryesisht vesh kostum vjollcë dhe aksesorë me perla, një veshje e ngjashme që pati Kamala Harris në inaugurimin e saj si zëvendëspresidente. Rastësi? Mendoj Jo”, shkroi një person.

“The Simpsons parashikojnë që Kamala Harris do të jetë Presidente”, tha një person tjetër që ndau një foto të Harris dhe personazhit Lisa në rolin e presidentes.

Në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, më 20 janar 2021, Harris ishte i veshur me një ansambël ngjyrë vjollce, veshje e dizajnuar nga Christopher John Rogers me këpucë të dizajnuara nga Sergio Hudson dhe një gjerdan nga Wilfredo Rosado.

Në episodin ku Lisa zgjidhet presidente, ajo shihet e veshur me një kostum lejla dhe me një gjerdan me perla.

Presidenca e Lisa-s, vjen pas një presidence të nënkuptuar nga Donald Trump, e cila shkaktoi një deficit masiv.

Lisa, si presidente në episod, thotë: “Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxheti nga Presidenti Trump”.

“Shikoni parashikimin e The Simpsons dhe thanë diçka për Trumpin në këtë vit të 2024-ës dhe shikoni se Lisa Simpsons u bë presidentja e parë femër”, tha një person i tretë.

“The Simpsons thjesht më duket se kanë parashikuar presidentin tonë të ardhshëm”, tha një person i katërt.

Ndonëse shumë mendojnë se The Simpsons kanë parashikuar fitoren e Harris, sondazhet tregojnë se kandidatja demokrate dhe Trump, janë tepër ngushtë në sondazhe për garën e tyre në Shtëpinë e Bardhë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu