Prej nesër mot i vranët, me shi dhe bubullima

Rritje e vranësirave dhe paraqitje të shiut lokal me bubullima të rralla, kryesisht në orët e pasdites do të ketë nesër dhe pasnesër në Maqedoni.
Siç informon Drejtoria për punë Hidrometeorologjike, gjatë fundjavës do të jetë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë. Është e mundur paraqitje e izoluar e shiut në rajonet malore.
Të hënën pasdite pritet destabilizim më i theksuar i motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe përforcim të erës. Të martën reshjet do të ndalojnë dhe do të fryjë erë e forcuar nga drejtimi veriperëndimor që do të shkaktojë ulje të temperaturës për 5 deri në 10 gradë në krahasim me ditët paraprake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu