Lista e votuesve që nesër do të shpallet për shqyrtim publik ku të gjithë qytetarët do të duhet të kontrollojnë nëse emri i tyre ndodhet në këtë listë si dhe të paraqiten në KSHZ në rast të ndonjë gabimi eventual. Shqyrtimi publik i listës së votuesve do të zgjasë deri më 11 nëntor, ndërsa në këtë periudhë do të kenë të drejtë që të paraqiten edhe 30 mijë votuesit të cilët u vlerësuan si fiktiv dhe u fshinë nga lista e votuesve pasi nuk u paraqitën në afatin paraprak. Pas shqyrtimit të listës, më së voni deri më 16 nëntor Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet që listën përfundimtarë tua shpërndajë partive politike të cilat pastaj kanë pesë ditë shtesë, deri më 21 nëntor duhet ti dorëzojnë kërkesat e tyre për plotësim ose fshirje të votuesve nga lista. Më 1 dhjetor përfundojnë të gjitha operacionet për kontroll dhe plotësim të listës së votuesve dhe e njëjta nënshkruhet nga KSHZ. Prej nesër fillon po ashtu edhe afati për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e pavarura për deputetë, grupet shoqërore, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Për grumbullimin e këtyre nënshkrimeve ka afat 10 ditë, deri më 6 nëntor. Pas grumbullimit të nënshkrimeve, grupet e pavarura dhe partitë politike kanë afat që më së voni deri më 11 nëntor të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, si brenda vendit ashtu edhe për zgjedhjet në diasporë. Brenda 48 orëve KSHZ duhet ti konstatojë listat të cilat janë dorëzuar në afat dhe nuk kanë parregullsi, ndërsa nëse konstatohen lëshime atëherë KSHZ kërkon nga propozuesi që të bëjë ndërhyrjet e nevojshme në afat prej 48 orëve. Më 20 nëntor bëhet tërheqja e numrave rendor për renditjen e listave të kandidatëve për deputet, ndërsa numri i një listë, partie ose koalicioni, do të jetë i njëjtë në të gjitha njësitë në të cilat do të garojë. Fushata parazgjedhore do t hapet më 21 nëntor, ndërsa do të zgjas deri më 9 dhjetor në mesnatë. Diaspora, të sëmurët në gjendje të palëvizshme, pjesëtarët e Armatës dhe të burgosurit do të votojnë më 10 dhjetor, ndërsa në mbarë vendin në këtë ditë do të jetë heshtje parazgjedhore. Më 11 dhjetor qytetarët e tjerë do t’iu drejtohen kutive të votimit nga ora 07 e mëngjesit deri në ora 19:00 në darkë, ndërsa rezultatet preliminare pritet të shpallet që në mesnatë./SHENJA/